Buka në Lezhë 120 lekë, qytetarët: Të ndërhyjë qeveria se mbaruam!
Qytetarët e Lezhës po e blejnë bukën 20 lekë më shtrenjtë se pak ditë më parë. Pas rritjes së çmimeve të karburanteve dhe artikujve ushqimorë ata thonë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë.
Qytetarët e Lezhës po e blejnë me 120 lekë bukën të cilën deri pak ditë më parë e gjenin në furra me 100 lekë.
Rritja e çmimit të bukës me 20 lekë vjen në një kohë me shtrenjtimin e karburanteve dhe produkteve të tjera të konsumit.
Për qytetarët kostoja shtesë e jetesës është e përballueshme.
"120 ka vajtur. 60-70% është rritur."
"120 lekë. Për faqen e zezë, 150 mijë marr. A të ble ilaçet apo ushqime?"
Zgjidhjen e shohin tek qeveria, ndërsa bëjnë thirrje që ajo të ndërhyjë.
"Zgjidhja do të ishte që të ndërhynte qeveria qoftë për dritat, qoftë për naftën. Po nuk ndërhyri qeveria ne nuk e përballojmë dot."
"Zgjidhja është të na ndreqë pak se ne mbaruam."
Rritja e çmimeve ditët e fundit ka shqetësuar mijëra qytetarë të cilët protestuan të mërkurën para Kryeministrisë ndërsa janë paralajmëruar edhe protesta të tjera të përditshme.

