Berisha i hapi derën, Grida Duma refuzon t'i bashkohet: PD duhet të ecë para
Grida Duma i është përgjigjur Sali Berishës i cili ditën e djeshme, 9 mars i hapi derën dhe i ftoi deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së t'i bashkoheshin Komisionit të Rithemelimit.
Duma në një deklaratë për mediet tha se nuk do t'i bashkohet pasi sipas saj PD duhet të ecë para.
Duma: Unë kam thënë që PD duhet të ecë përpara jo të shkojë prapa.
Kur e keni kuptuar që basha është dështim?
Duma: Nuk është çështja kur e kuptova. Të gjitha vendimet që kemi marrë në momentin që duam ta çojmë PD para i janë dhënë këto mundësi. Duhet të kuptojmë që njerëzit nuk e kanë me vendimet por me individët. Nëse nuk besojnë tek individët duhen dëgjuar.
A do bëni grup kundër Bashës?
Duma: Në asnjë mënyrë ne jemi PD nuk ka lidhje me grupimet.
Duma foli edhe për projektin në Portin e Durrësit, të cilin e cilësoi një aferë të madhe korruptive.
Duma: Kemi menduar si grupim apo pjesë e shtabit elektoral të Durrësit që është jetike të qartësojnë qëndrimin e opozitës mbi një projekt që dikush e quan zhvillimor por është i mbyllur. Porti i Durrësit, 81 hektarë janë marrë dhe i janë dhënë disa oligarkëve. Duke mos ditur se çfarë ndodh aty, dhënia e porit më të madh, duhet që opozita ta bëjë transparente këtë aferë pa penguar zhvillimin. Qëllimi është që 81 hektarët ti kthehen qytetarëve të Durrësit.
A qëndron Basha pas kësaj afere?
Duma: Nuk aludoj.
