A do japë Bardhi dorëheqjen? S'mund t'i ikim përgjegjësisë, do gjejmë zgjidhje për të mirën e demokratëve
Në një deklaratë për mediet Gazment Bardhi u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen pasi sipas tij kjo është t'i ikësh përgjegjësisë dhe të braktisësh demokratët. Bardhi tha se demokratët kanë nevojë për përgjegjësi të marra dhe PD nuk është institucion që të qëndrosh në ditët e mira dhe ta braktisësh në ditët e vështira.
Bardhi: Unë nuk mendoj dhe nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi për situatën ku ndodhet PD. Mirëpo askush nuk mund të mendojë që duke ikur, i ikur përgjegjësie. Prandaj dhe procesi i analizës duhet të jetë i plotë brenda institucioneve të PD. Është gjëja më e thjeshtë për ne të themi po i ikim përgjegjësive duke ikur nga opozicioni që kemi.
Demokratët kanë nevojë për përgjegjësi të marra nga ato që i kanë dhenë besim, por dhe përgjegjshmëri në vendimmarrje. Nuk mund ta trajtosh PD si institucion kur në ditë të mira rri, dhe në ditë të vështira e braktis. Ky nuk është modeli im në politikë dhe nuk mund të jetë. Sikundër modeli im nuk ka qenë dhe nuk do jetë që ka njerëz të pazëvendësueshëm në secilin prej pozicioneve. Duhet të gjejmë në zgjidhje në dobi të demokratëve.
Bardhi tha se kanë përgjegjësi ndaj demokratëve dhe emrat janë të parëndësishëm para sakrificave të tyre. Sipas tij, kjo nuk bëhet me dalje konkluzionesh pa analizë sepse është nxitim për t'i shërbyer vetes dhe jo PD-së.
