Bardhi mbron Bashën për humbjen e 6 Marsit: S'mund të dalim në konkluzione pa analizë

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediet u shpreh se nuk mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa ju nënshtruar një procesi reflektimi dhe analize lidhur me rezultatet e 6 marsit. Duke i dalë në krah Bashës, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se cilido që del në rezultate pa iu nënshtruar procesit të analizës nuk vendos të parin interesin e PD-së. 

Bardhi: Cilido që del në konkluzione pa ju nënshtruar këtij procesi nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD. Si sekretar i përgjithshëm i PD kam zgjedhur të shprehem në institucione, do shprehem kur të mblidhet kryesia e partisë dhe sigurisht këto i kam shfrytëzuar për analizë, për reflektim që qëndrimi që duhet të mbajë kryesia të jetë në shërbim ët demokratëve dhe PD.

Nëse e gjithë gjendja që ndodhet sot PD, pavarësisht qëndrimeve tona dhe ku jemi pozicionuar është një gjendje që e ka dëmtuar dhe po e dëmton PD. Procesi i analizës dhe reflektimit duhet të jetë serioze. Nuk duhet të jetë çështje karrigesh por është çështje përgjegjësie në raport me demokratët.