"Basha pati shumë mundësi" A do kandidojë Grida Duma për kryetare partie? Ja si përgjigjet
Grida Duma i ka kujtuar dhe njëherë Bashës se duhet të dorëhiqet. Në një deklaratë për mediet jashtë Parlamenti, deputetja demokrate tha se duhet të kishte bërë një akt fisnik dhe të bënte një hap pas.
Duma: Duhet të dorëhiqet, duhet të bënte një akt fisnik në fakt, të bënte një hap pas. I janë dhënë të gjitha mundësitë që ët provojë që me mbështetjen tonë të arrinte një vendimmarrje e cila do t'i bënte demokratët ët ringriheshin nga situata e mosrezultatit. 6 marsi tregoi që nuk ishte kështu dhe nuk është kështu. Ne duhet ë dëgjojmë absolutisht vullnetin e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Kur interesi i PD dëmtohet e vetmja arsye që të çon ta vazhdosh ta mbash kur shumica e Grupit Parlamentar ka kërkuar të gjejmë një zgjidhje të përbashkët që partia të shkojë drejt zgjedhjeve dhe sërish vazhdon e mban kreun e partisë megjithëse nuk ka dakordësinë e shumicës do të thotë që kjo është përfitimi i vetëm i tij.
A do kandidojë Grida Duma nëse hapet gara në PD për kreun e ri të partisë?
Duma: Kjo është një gjë që as më shkon ta mendoj tani. E vetmja gjë që dua është që të kthehet debati politik real.
Grida Duma dje, 9 mars dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.
