I dënuar me 4 vite e 9 muaj burg në Itali, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 12:32
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Në kuadër të operacionit policore "Tracking", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u bë arrestimi i Admir Haci (Ruçi), 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovës/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 9 muaj e 13 ditë burg, për veprat penale "Vjedhja", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Vjedhje me armë", e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, informon policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
