Bilanci: 16 të arrestuar për protestën para kryeministrisë për rritjen e çmimeve
Policia bën një bilanc të arrestimeve të ndodhura mbrëmë gjatë protestës për rritjen e çmimeve.
Mësohet se janë arrestuar 16 shtetas dhe proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë.
Të arrestuarit janë krysisht 20 vjeçarë.
Këto persona sipas policisë kanë bllokuar për rreth 2 – 3 orë bulevardin kryesor në tiranë e ndërsa kanë kundërshtuar edhe punonjësit e rendit në momentin kur këta të fundit i kanë kërkuar për tu larguar nga rruga në mënyrë që qarkullimi te vijontë normalisht.
Ata janë arrestuar në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 9 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit"
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë informon se vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 9 mars 2022.
Pjesëmarrësit në protestë kanë akuzuar policinë për ndërhyrje të padrejta dhe të dhunshme madje kanë publikuar në rrjetet sociale pamje të shoqërimit arbitrar të djemve dhe vajzave në moshë të re që protestuan për rritjen e çmimit të karburanteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
