A duhet të lërë Basha zyrën? Vox Pop: Gënjeshtar, i është bërë hunda si pinoku. Të ikë se na nxiu!
A duhet ta lërë Lulzim Basha zyrën e tij? Si t'ia shpjegojmë që i ka humbur sërish zgjedhjet?!
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Por çfarë mendojnë qytetarët. Disa shprehen se duhet të kishte ikur që në vitin 2017, e të tjerë mendojnë se është ende i ri dhe do mësojë.
"Duhet ta japë dorëheqjen sa më shpejt. Të vijë një tjetër më i ri. Faji i Lulzim Bashës është, qëkur ka dalë ai kryetar partie Edi Rama ka fituar gjithmonë. Të ndryshojë komplet tërësisht. Shkoi 300 lekë çmimi i naftës në Shqipëri. Naftë ka Shqipëria boll por kjo është vjedhje kolosale. Të bëhen zgjedhje të parakohshme."
"Duhet të japë urgjent dorëheqjen, është gënjeshtar, hunda i është bërë si pinok. Të ikë se na i nxiu."
"Basha duhet të kishte ikur që në 2017."
"Të ikë Saliu dhe ai, të dy bashkë. Për Bashën më vjen keq, çun i ri dhe mund të bënte ndonjë punë."
"Po të kishte fytyrë nuk do priste aty akoma, 6 herë ka humbur. Karrigia është e huaj, prapanicat janë tuajat zoti Basha."
"Duhet të ikin të gjithë se këta na çuan në këtë pikë. Duhen të rinj për të ardhmen e këtij vendi."
"Duhet të kishte dhënë dorëheqjen që në 2017 dh duhet të kishte vrarë veten me gjithë këtë turp mbi kurriz."
"Ta japë përderisa nuk fitoi. Nuk bëri gjë kështu që të ikë. Nuk ma merr mendja të ketë shpresa për Lulin, as për Saliun. "
"Sikur të ikë Basha do bëjmë një super party tani që ma u hap dhe orari."
"Mos ta japë, të gjejë rrugë-zgjidhje vetë. I ri është, do mësojë si të gjithë. Duhet të pranojmë rrezikun, duhet të rrezikojmë. Kjo është jeta, nuk është bahçe me lule. Do vijë koha që t'i pranojë vetë çdo gjë."
