Operacion arrestimesh në Elbasan, Ora News mëson dy nga emrat në pranga për kokainë
Një operacion i nisur për shitjen e lëndës narkotike kokainë, ka çuar në pranga 4 persona në qytetin e Elbasanit dhe Cërrikut.
Mësohet se janë arrestuar Redi Rami, 32 vjeç, Erald Filja 35 vjeç, të dy banues në Cërrik, dhe O. M., 46 vjeç, po banues në Cërrik e R. R., 27 vjeç banues në fshatin Valas.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 armë zjarri pistoleta, një sasi fishekësh, lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, 1 përforcues grushti, një sasi parash dhe 5 aparate celulare.
"Nga veprimet hetimore ka rezultuar ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëve të zjarrit", informojnë blutë e Elbasanit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.
