Në Shqipëri nis punën shtabi i përparuar i forcave speciale amerikane në Europë

Njësia e forcave speciale amerikane për Ballkanin është pozicionuar në Shqipëri, duke marrë zyrtarisht detyrën që prej kësaj të mërkure.

Minisitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vlerësuar dislokimin e këtij shtabi në vendin tonë.  Sipas tij ky vendim erdhi në momentin e duhur, në kulmin e pasigurive dhe situatës së zymtë që po kalon kontinenti.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Peleshi ka shprehur edhe njëherë mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

“ Në këto kohë të vështira të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që po ndodh në Ukrainë. Dhimbjet vuajtjet që po kalon populli i pafajshëm i këtij vendi. Në zemër të Europës, vendi ynë e ka bërë të qartë qëndrimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Mbështetja jonë për Ukrainën, ka qenë dhe do të vijojë të jetë e palëkundur. Kjo mbështetje konsiston në qëndrimet politike, diplomatike, e kulmon në veprimet e qëndrimet tona në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara, por edhe natyra të tjera praktike direkte, ushtarake.”

E pranishme në ceremoni ishte edhe Yuri Kim. Për ambasadoren Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë. Teksa përmendi pushtimin 'e pajustifikuar' rus të Ukrainës, ajo shtoi se Perëndimi duhet të vazhdojë t'i përgjigjet të gjithë kërcënimeve me forcë dhe vendosmëri.

“Lidhjet tona dypalëshe të mbrojtjes dhe partneriteti ynë në NATO janë më të rëndësishme se kurrë, teksa aleatët bashkohen të marrin veprime në përgjigje  të pushtimit e paparamenduar nga Rusia."

Në Shqipëri nis punën shtabi i përparuar i forcave speciale

Në Shqipëri nis punën shtabi i përparuar i forcave speciale

Në Shqipëri nis punën shtabi i përparuar i forcave speciale

Në Shqipëri nis punën shtabi i përparuar i forcave speciale