Protesta kundër rritjet se çmimit të naftës në foto
Ka përfunduar pas gati 4 orësh protesta e thirrur sot para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës në vend.
Protesta nisi në orën 17:00 ashtu sikurse ishte lajmëruar, me pankarta, thirrje dhe ovacione, ndërsa qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm folën para kryeministrisë.
Më vonë protesta u përshkallëzuar duke bllokuar edhe bulevardin e unazën e Vogël, duke shkaktuar një trafik të rënduar në qendër.
Kjo bëri që të ndërhynte edhe policia duke formuar kordonë sigurie dhe më pas ka shoqëruar edhe protestues në komisariate për bllokimin e rrugës.
Sipas dëshmive në terren shoqërimet kanë qenë me forcë nga ana e policisë duke përdorur edhe dhunë dhe sharje në disa raste.
Ndërkohë që protestuesit dhe organizatorët kanë paralajmëruar se do të kthehet sërish nesër në sheh në të njëjtën orë për të protestuar.
Protesta përmes fotove të LSA dhe Isa Myzyraj



















