Iu bë atentat, ky ështe 38 vjeçari që u plagos rëndë në Shkodër
Ora News ka siguruar foton Admir Bajrit, 38-vjeç, banues në lagjen Dobraç, në Shkodër, i cili ka rënë pre e një atentati me armë zjarri, ku dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se ai po udhëtonte me makinën e tij tip “Benz” në momentin që është qëlluar.
Aktualisht ai ndodhet në spital, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi Admir Bajri, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.