SPAK operacion antidrogë në Vlorë, 15 urdhër arreste, 6 në pranga
SPAK në bashkëpunim me policinë e Vlorës ka ndërmarrë një aksion antidrogë në Vlorë mëngjesin e sotëm, 10 mars.
Ora News mëson se aksioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit në qytetin bregdetar.
Mësohet se janë lëshuar 15 urdhër arreste nga të cilat deri më tani janë ekzekutuar 6.
6 personat e shoqëruar akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Burimet nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se 6 personat e shoqëruar rreth orës 7 të mëngjesit janë nisur drejtë kryeqytetit pasi do të gjykohen për llogari të SPAK.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Flitet për emra të përfshirë ndër vite në trafikun e lëndëve narkotike në Vlorë. Disa janë individ të njohur për policinë ndërsa një person pritet të verifikohet pasi është në burg i akuzuar mbi trafik narkotikesh për një tjetër çështje.
Arrestimet janë kryer në kuadër të një operacioni që është ndërmarrë në disa qytete të vendit; Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Gjithsej janë lëshuar 42 urdhër arreste. Operacioni vijon akoma.
