“Flakë për flakë”, Berisha- Ballës: Skllevër që ulni kokat para tiranit që s’ka fuqinë e carit të Kremlinit

Pas përfundimit të Taulant Ballës, i cili ‘sulmoi’ Berishën, nga Kuvendi ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Berisha në fjalën e tij teksa i është përgjigjur Ballës,  thotë se deputetët nuk kanë thënë asgjë për rezolutën e PE, ku thuhet se Rusia ka tentuar të destabilizojë qetësinë në Ballkan dhe të dëmtojë demokracinë.

Ai thotë se deputetët nuk gjejnë guximin për të folur asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur.

Sali Berisha: Rezoluta e Parlamentit Evropian thotë se shikon me shqetësim të madh përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor e të hyjë në proceset e tyre demokratike. Shpreh keqardhje të madhe se Serbia me mos pozicionimin e saj, në bashkimin me BE ndaj sanksioneve ruse e rëndon procesin e saj në integrimin drejt BE. Tani t’ju pyes unë ju, nëse PE gjen një nen për Ballkanin Perëndimorë dhe ju vasalë të Vuçiçit nuk gjeni guximin të thoni asnjë fjalë për Ballkanin e hapur. 

Çfarë jeni ju more mjeranë, skllevër që ulni kokat para një tirani që s’ka fuqinë e carit të Kremlinit po ka të njëjtën shpirt. Vendi i tij është në Hagë, për masakrat e shkaktuara. Nuk ia vlen të jap atë që meriton personalisht parafolësi, por kjo është përgjigja ime.

Kuvendi është mbledhur sot në 17:00 në seancë plenare dhe pritet që të votojë projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës.