Rezoluta në mbështetje të Ukrainës, Berisha: Akt moral, të gjenden pikat përbashkëta që janë në interes kombëtar

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur për të diskutuar projektrezolutë “Për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”.

Ndërkohë ish-Kryeministri Sali Berisha tha se projekt rezoluta për Ukrainën është propozuar një muaj më parë dhe se është një akt moral por edhe ligjor i detyrueshëm sot. 

Ai shtoi se përfaqësues të grupit që kanë hartuar rezolutën të ulen dhe të përpiqen që të gjejnë pikat e përbashkëta që janë  në interes kombëtar.

Ai tha se mbështetja për Ukrainën është një akt moral.

Sali Berisha: Siç jeni në dijeni një rezolutë në mbështetje të Ukrainës është kërkuar një muaj më parë dhe natyrisht mbështetja për të është një akt moral por edhe ligjor i detyrueshëm sot. Mendoj se ajo duhet të paraqitet mazhoranca refuzoi cdo lloj kompromisi mes dy rezolutave. Është e domosdoshme që përfaqësues të grupit që kane hartuar rezolutën të ulen dhe të përpiqen që të gjejnë pikat e përbashkëta që janë në interes kombëtar. Nuk duhet të bëjmë këtu beteja politike me njëri-tjetrin sepse beteja kryesore është mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kuvendi është mbledhur për të diskutuar dhe miratuar projektrezolutën “Për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”.

Ora News ka siguruar dhe dokumentin e kësaj projektrezolute ku, thuhet se Shqipëria dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse.

Gjithashtu shprehet dakordësia se vendi ynë mbështet sanksionet ekonomike dhe masat diplomatike të ndërmarra nga partnerët strategjikë ndaj Federatës Ruse, dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj.  Mes të tjerash Shqipëria i bën thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga territori ukrainas.

Dokumenta bashkëngjitur