Basha: Krah për krah me aleatët perëndimorë për t’i dhënë fund çmendurisë së Vladimir Putin

Nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kryedemokrati Lulzim Basha tha se populli i Ukrainës të vazhdojë të luftojë me agresorin rus.

Sipas tij, edhe vendi ynë e ka ndjerë deri në palcë masakrat dhe gjenocidet që janë bërë nga Milosheviç në Kosovë.

Basha shtoi se duhet bërë gjithçka krah për krah me aleatët perëndimorë që të merret çdo masë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie.

Lulzim Basha: Populli i Ukrainës të vazhdojë të luftojë me agresorin rus dhe ta shohë këtë mbështetje që i jepet sot si një mbështetje nga i gjithë kombi shqiptar. Ne e kemi ndjerë në palcë masakrën,  gjenocidin që është bërë nga Milosheviç në Kosovë, ne e dimë që flijimi i më të mirëve. Kjo është një luftë që na përfshin të gjithë, viktima janë familjarë, prindër, të moshuar që na takojnë të gjithëve dhe përmes kësaj rezolute ju japim mbështetjen morale dhe jo vetëm.

Për të bërë gjithçka krah për krah me aleatët perëndimorë që të merret çdo masë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. Askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël që çmenduria e Vladimir Putin është një akt i beftë. Mjafton t’i referohemi agresionit të tij.