11 mijë gjoba në 7 ditë, tapë e me celular në timon, shpejtësi e çmenduri në rrugë

Rreth 11 mijë shoferë janë gjobitur nga policia në rrugët e vendit vetëm gjatë javës që lamë pas për shkelje të ndryshime të kodit rrugor.

Kjo video tregon një prej 7238 shoferëve të ndëshkuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore në rrugët e Tiranës, gjatë javës që lamë pas.

27 prej tyre përfunduan në pranga ose nën hetim për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa patentë he sjellje të tjera të rrezikshme.

91 u kapen në timon të dehur, ndërsa 81 të tjerë u gjobitën për shpejtësi të lartë ose gara në rrugë.

1486 shoferë drejtonin makinën me celular në dorë, ndërsa  509 u ndëshkuan për mos vendosjen e rripit të sigurimit! 245 prej te cilëve për faj të pasagjerëve.

Parkimet dhe parakalimet e gabuara mbeten shkeljet më të zakonta në rrugët e kryeqytetit.

Tetë shoferë u arrestuan pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur ose pa patentë në rrugët e qarkut Fier ku gjatë javës që lamë policia ndëshkoi 2129 drejtues mjetesh.

917 shoferë u gjobitën për shpejtësi të lartë, ndërsa 142 për përdorim të celularit në timon.

280 drejtues mjetesh u kapën në parakalime të gabuara dhe 257 pa rrip sigurimi.

73 shoferë humbën patentën për shpejtësi dhe 4 të tjerëve iu pezullua për përdorim alkooli.

4 persona përfunduan në pranga në Vlorë për shkelje të renda në drejtim të mjetit.

54 patenta u pezulluan, ndërsa 1185 shoferë u ndëshkuan për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Dy shoferë u arrestuan dhe 13 të tjerëve iu pezullua patenta në Gjirokastër, ku rrugorët në një javë ndëshkuan 338  drejtues mjetesh.