Humbja e ‘6 marsit’, Duma: Rezultat dëshpërues! Duhet të mbajmë përgjegjësi, përfshirë dhe kryetarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 17:09
Deputetja Grida Duma, ka reaguar pasi PD humbi thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Teksa po mblidhet grupi i deputetëve të PD, Duma në një deklaratë për mediat është shprehur se rezultati ishte dëshpërues.
Ajo tha se të gjithë deputetët e PD duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë rezultat, duke nisur që nga kryetari i PD Lulzim Basha
Duma: Është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime te rendësishme dhe përgjëgjësi duke përfshire edhe kryetarin e partisë.
Në zgjedhjet e 6 marsit që u zhvilluan ditën e djeshme, (6 mars), PS mori bashkinë e Vorës, Rrogozhinës, Durrësit, Dibrës, dhe Lushnjes.
Shtëpia e Lirisë mori Shkodrën, ndërsa Lulzim Basha nuk mori asnjë bashki.

