Rezoluta në mbështetje të Ukrainës/ Berisha: Synimi i Rusisë ka qenë gjithmonë Adriatiku, aq kriminel sa Putin është edhe Vuciç
Kuvendi është mbledhur sot në 17:00 në seancë plenare dhe pritet që të votojë projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës
Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se qëllimi i Rusisë ka qenë gjithmonë Adriatiku.
Berisha është shprehur se Edi Rama e ka si vëlla Aleksandër Vuçiç, dhe sipas tij kreu i qeverisë nuk i lë deputetët të flasin për “Ballkanin e Hapur” dhe për rezolutën.
Ai preku edhe nismën Ballkani i Hapur duke krahasuar Vladimir Putin me Aleksandër Vuçiç.
Sali Berisha: Vlerësoj faktin që Parlamenti vendosi të diskutojë aktin më të rëndë të as Luftës së Dytë Botërore nga një tiran. Ky agresionin nuk i bëhet vetëm Ukrainës por çdo vendi të lirë dhe diktatori i Kremlinit, i aftë shpirtërisht dhe moralisht duhet trajtuar si i tillë.
Qëndresa heroike e ukrainasve, presidentit Zelensky duhet admiruar. Të gjithë mendonin se ata mund të binin në pak orë. Synimi i Rusisë është Adriatiku.
Ne kemi denoncuar një nismë të George Soros dhe në funksion të hegjemonisë serbe në Ballkan. Është gabim që të habiteni me qëndrimet e fundit të Vladimir Putin. Është një kriminel që vjen nga labarintet e krimit të shërbimit më kriminal të Evropës, kaq kriminel është edhe Aleksandër Vuçiç.
Zotëria që iku dhe la këtu T-shirt, e ka si vëlla Vuçiç, ndaj nuk ju lejon ju të flisni për Ballkanin e Hapur dhe për rezolutën. Nëse ne denoncojmë demonstratat në Beograd kundër Rusisë, ne bëjmë thjesht detyrën tonë. Ne nuk po nxisim këtu skena të paqena. Vlerësoj qëndrimin e saj në rezolutën e OKB, por nuk ëhstë asnjë siguri për një njeri që ka kryer
Dënoj bashkërendimet vulgare të padenja të kreut të Meduzës dhe Lul Bravës për përjashtimin e folësve. Jemi kundërshtare dhe jemi të dënuar të dëgjojmë njëri-tjetrin.
