Aksident në Durrës, makina përplaset me bordurën, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në lagjen Nr.15, ku një automjet me drejtues shtetasin D. K., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi B. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.