Basha: Qeveria shqiptare të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk mund të bëhen paralele mes midis një operacioni unik humanitar siç ishte në Kosovë me sulmin në Ukrainë.
Nga foltorja e Kuvendit Basha tha se akti i NATO-s që luftoi krah Kosovës ishte një akt humanitar, ndërsa Ukraina është një vend me integritet të pacenueshëm.
Ai theksoi se i duhet kërkuar qeverisë shqiptare draft rezolutë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Basha: Ironia është e qartë, krahasimi midis një operacioni unik humanitar siç ishte në Kosovë për të shpëtuar fëmijët dhe gratë nga makineria vrasëse e Millosheviçit, duke sulmuar një vend sovran të heqë paralele të paqena. Akti i NATO-s që luftoi krah Kosovës ishte një akt humanitar, ndërsa Ukraina është një vend me integritet të pacenueshëm për Shqipërinë, ka vetëm dhe vetëm një Ukrainë dhe kjo rezolutë i drejtohet popullit të Ukrainës. Të miratojmë sa më parë dhe projekt-rezolutën tjetër që kjo që ka të bëjë me derdhjen e toksinave në rajon, që ka të bëjë me të vetmin vend në Evropë që vazhdon të përkëdhelë diktatorin Putin.
Është detyra jonë t’i kërkojmë qeverisë shqiptare draft rezolutën, ku duke marrë shkak nga agresioni kundër Ukrainës, t’i kërkojmë qeverisë që Shqipëria të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Të ndërmarrë një diplomaci më aktive për njohjen e Kosovës, nga 4 vendet e Bashkimit Evropian. Të ndihmojë që të forcohet bashkëpunimi politik mes Kosovës dhe NATO-s dhe të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Urojmë që me bashkimin e vendeve të lira ky agresion të zmbrapset.

