Një jetë kushtuar arsimit, Emine e Sate Qose nga Korça bashkëshortë dhe kolegë

Ky 7 Mars shënoi 135 vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe. Çifti i bashkëshortëve nga Korça, Emine dhe Sate Qosja të cilët jetën ja kanë kushtuar arsimit këshillojnë arsimtarët e rinj ta duan misionin dhe t`ju dedikohen më tepër nxënësve.  

Të dy misionarë të dijes.

Çifti i bashkëshortëve Emine dhe Sate Qose, nga Korça kanë kaluar një jetë në shërbim të brezave të rinj.

Duke i edukuar dhe përcjellë te ta dritën e dijes.

Mësuese Emineja ka 20 vite që është shkëputur nga mësimdhënia.

Sot në pension tregon se ka mall për nxënësit e saj prej të cilëve mban ende kujtime.

“Që mbrëmë e kam përgatitur shtëpinë dhe kam nxjerrë gjithë letrat e nxënësve”  

Sate Qose po ashtu kujton me nostalgji vitet e mësimdhënies.

“Kemi nostalgji për fëmijët të cilët i kemi kaluar në breza.”

Vlerëson kontributin e arsimtarëve të rinj por thotë me keqardhje se puna e tyre me nxënësit është e pamjaftueshme.

“Në plan të parë vinim moralin se si duhet të edukoheshin, gjë e cila sot ka një boshllëk në mënyrën e edukimit.”

Emineja ka një këshillë si mësuese e një merak si nënë e gjyshe:

“T’i duan sa më shumë nxënësit dhe t’i respektojnë.”

Në 135-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë Shqipe historiani Niko Kotherja çeli ekspozitën "Ylli Mëngjesit" me foto dhe dokumente që dëshmojnë kontributin e zonjave korçare në emancipimin e shoqërisë.