Kuvendi ‘vishet’ me ngjyrat e Ukrainës, deputetët ngrihen në këmbë, i pranishëm në sallë dhe ambasadori

Parlamenti shqiptar është solidarizuar me Ukrainën.

I veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, verdhë e blu, të gjithë deputetët e pranishëm në sallë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur si shenjë përkrahje dhe solidarizimi për Ukrainën, e cila ndodhet nën pushtimin e Rusisë që prej 12 ditësh.

I pranishëm në sallë edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, i cili është përlotur gjatë duartrokitjes së deputetëve.

Kuvendi ‘vishet’ me ngjyrat e Ukrainës, deputetët ngrihen

Kuvendi është mbledhur për të diskutuar dhe miratuar projektrezolutën “Për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”.

Ora News ka siguruar dhe dokumentin e kësaj projektrezolute ku, thuhet se Shqipëria dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse.

Gjithashtu shprehet dakordësia se vendi ynë mbështet sanksionet ekonomike dhe masat diplomatike të ndërmarra nga partnerët strategjikë ndaj Federatës Ruse, dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj.  Mes të tjerash Shqipëria i bën thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga territori ukrainas.

Kuvendi ‘vishet’ me ngjyrat e Ukrainës, deputetët ngrihen

Kuvendi ‘vishet’ me ngjyrat e Ukrainës, deputetët ngrihen

Kuvendi ‘vishet’ me ngjyrat e Ukrainës, deputetët ngrihen

Kuvendi ‘vishet’ me ngjyrat e Ukrainës, deputetët ngrihen

Dokumenta bashkëngjitur