Humbi thellë zgjedhjet e pjesshme, Paloka: Basha e dinte rezultatin, qëllimi i tij shkatërrimi i PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit, ku PD pësoi një humbje të thellë në të 6 bashkitë.

Në një intervistë për Ora News, ai u shpreh se LUlzim Basha e ka ditur rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa shtoi se s’e priste që reagimi i tij të vinte sot.

Edi Paloka: Basha nuk hoqi fjalë nga fjalimi i humbjes. Isha bërë gati ti bëj një thirrje Bashës, për reflektim pas këtij rezultati që hodhi poshtë të gjithë mashtrimet dhe justifikimet e sjelljes së tij, çdo argument që mund të përdorej nga dikush për  t’i qëndruar pranë Lulzim Bashës. Mendova se do të kishte cipë që të priste të kalonte një ditë përpara se të dilte në media dhe të deklarohej në këto zgjedhje, por mesa duket çdo gjë ka qenë e parapërgatitur. Lulzim Basha e ka ditur rezultatin dhe kjo është më e keqja.

Ai tha që pas 9 shtatorit, kur mori vendimin për largimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD e dinte rezultatin që do vinte më pas që sipas tij është shkatërrimi i PD.  

Edi Paloka: Basha që nga 9 shtatori kur mori vendimin për largimin e Sali Berishës, e ka ditur rezultatin e asaj që po vinte, që ishte shkatërrimi i PD. Për herë të parë Basha nuk gënjen kur thoit nuk kam humbur. Ai ka humbur deri më sot, por mbase sot nuk ka humbur sepse qëllimi i tij ka qenë ky. Qëllimi i Bashës ka qenë shkatërrimi i PD dhe përfundimi në ato rezultate që për demokratët janë dramatike dhe një fatkeqësi e madhe.