Po numërohen kutitë e fundit, pas çdo rezultati në favor të Bardh Spahisë ka duartrokitje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 16:15
Në Pallatin e Sportit në Shkodër festa e kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia dhe mbështetësve të tij, ka nisur.
Po numërohen kutitë e fundit dhe pas çdo rezultati të mbyllur në favor të tij ka duartrokitje nga simpatizantët.
Sipas rezultateve të përditësuara në KQZ janë numërua 245 nga 250 QV dhe rezultati ëhstë si më poshtë.
Bardh Spahia 19976
Majlinda Angoni 18029
Xhemal Bushati 7565
