"Shqipëria të dalë menjëherë nga Open Balkan", LSI dorëzon amendametin në Komisionin e Jashtëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 16:03
Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur në Komisionin e Politikës Jashtme në parlament Amendamentin për daljen nga "Open Balkan".
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, kërkon dalje të menjëhershmetë Shqipërisë nga "Open Ballkan".
""Open Ballkan" është mbështetje ndaj Serbisë që mbështet Rusinë dhe tradhëti ndaj Kosovës" thotë Vasili.
Po kështu Vasili e konsideron projektin edhe një shkatërrim ekonomik ndaj shqiptarëve.
