Goditi nënën me thikë në shpinë në Kamzë, gruaja 10 vite më parë kishte vrarë babain e tij

Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Kamzë, ku djali 25-vjeçar Ajet Lleshi goditi me thikë nënën e tij Safie Sina 56 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Institutin Bujqësor.

Nga informacionet e para, Safie Sina, dy herë e martuar,  jetonte në Kavajë.

Ndërkohë i biri, Ajet Lleshi, banonte në Klos.

Safija po shkonte te nëna e saj, e cila banon në rrugën "Jusuf Gervalla" dhe rrugës drejt saj, pikërisht në Institut, djali i saj e ka goditur me thikë në shpinë dhe është larguar menjëherë.

Nuk dihet arsyeja  se pse Ajet Lleshi kishte udhëtuar sot nga Burreli drejt Tiranës.

Po kështu mësohet se 10 vite më parë Safija kishte vrarë bashkëshortin e saj, babain e Ajetit, krim për të cilin kishte bërë 9 vjet burg.