Zaimi: Përqendrimi te këto zgjedhje ishte gara brenda PD. Fitorja e PS në Vorë e pritshme
Partia Socialiste u shpall fituese e Bashkisë së Vorës.
Ndërkohë në lidhje me këtë Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, është shprehur se në këto zgjedhje nuk është diskutuar fituese por kush do të dalë në vend të dytë dhe të tretë.
Ai shtoi përqendrimi i këtyre zgjedhjeve ka qenë te gara brenda PD.
Arbër Zaimi: Pritshmëria e përgjithshme e dëgjuesve, publikut ka qenë e tillë dhe nuk është diskutuar fituesi në këto zgjedhje, por është diskutuar vendi i dytë dhe i tretë. Përqendrimi në këtë spektakël elektoral ka qenë te gara brenda PD mes dy gjysmave të saj.
Ndër të tjera ai tha se fitorja e PS pritet edhe në bashkitë e tjera duke qenë se PD është e përçarë.
Arbër Zaimi: Fitorja e PS në Vorë mendoj se ka qenë e pritshme ashtu siç duket mund të ketë të njëjtin rezultat edhe në bashkitë e tjera. Opozita edhe para se të ndodhte kjo ndarje ka pasur probleme të mëdha organizative krahasuar me PS. Këto zgjedhje, janë edhe lokale, edhe të pjesshme por edhe të përkohshme. Janë dy elemente që ka dalë një rezultat kaq i ulët, emigracioni dhe elementi i frikës, për shumë arsye. Lufta në Ukrainë, inflacionin, rritjen e çmimeve të mallrave. Në zgjedhjet e prillit ishte publikimi I listave, dhe për njerëzit frika se janë të vëzhguar, nuk marrin përsipër të votojnë. Këto janë elemente që duhen marrë parasysh kur flasim për një pjesëmarrje të vogël.
