Mbyllet zyrtarisht votimi në 6 bashki, kryeson Dibra, Durrësi raporton shifrat më të ulëta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 19:52
Është mbyllur zyrtarisht orari i votimit në 6 bashkitë e vendit në kuadër të zgjedhjeve vendore.
Që prej orës 7:00 qytetarët e bashkive të Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjes, Rrogozhinës, dhe Vorës iu drejtuan këtë të dielë qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj, në një proces që përveç Vorës ka qenë një proces i qetë.
Ajo që vihet re është pjesëmarrja e ulët në këto votime me 30.4%. Dibra është bashkia me pjesëmarrjen më të lartë nga të 6 bashkitë me 43.35%.
Në vend të dytë vjen Vora 38.47%
Në vend të tretë Lushnja me 35.96% dhe e katërta Rrogozhina me 30.92%.
Dy vendet e fundit i zënë Shkodra e Durrësi me përkatësisht 29.11% dhe 26.4% të votuesve.

