Zgjedhjet në 6 bashki, Gjiknuri: PS do pranojë çdo rezultat, të njëjtën gjë të bëjnë dhe partitë tjera
Në mbyllje të procesit të votimit, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve edhe nëse humbasin.
Duke hedhur kunja për PD, Gjiknuri u ka bërë thirrje të gjithë partive të pranojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve pasi ky proces ishte i qetë dhe nuk pati probleme.
Damian Gjiknuri: PS gjithmonë i ka pranuar zgjedhjet. Ne nuk jemi nga ajo parti që kur humbim themi që humbën se na I vodhën zgjedhjet apo nuk pranojmë zgjedhjet. I garantojë të gjithë se PS do pranojë çdo lloj rezultati sido që të jetë ai. E shfrytëzojë këtë rast që të gjitha partitë të pranojnë rezultatin. Të gjithë e panë se zgjedhjet ishin shumë të qeta. Procesi ka qenë nën shumë sy. Nëse kanë probleme plotike me ruzultatin ata nuk kanë pse ia hedhin fajin procesit zgjedhor.
