PS mori Vorën, Celibashi: Rezultati për bashkitë e tjera do të dalë para orës 22:00 të së hënës

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi teksa ka dhënë rezultatin për Bashkinë Vorë, ku kryebashkiak është zgjedhur Blerim Shera, ka informuar se kur do të shpallet rezultati për bashkitë e tjera

Në fjalën e tij, Celibashi tha se rezultati për numrin më të madh të bashkive do të shpallet para orës 22 :00 të ditës së nesërme.

"Brenda ditës së nesërme, ndoshta në orët e vona do kemi rezultatin për numrin më të madh të Bashkive, para orës 22:00 të mbrëmjes", tha Celibashi.