VIDEO/ Raketa ruse bie pranë gazetarëve dhe civilëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 16:48
Pushtuesit rusë po bombardojnë civilët në qytezën Irpen pranë Kievit, të cilët po përpiqen të largohen nga qyteti.
Në një video të postuar në Twitter, një ekip i Sky News ka filmuar edhe momentin, kur një raketë ruse godet një karvan civilësh.
Trupat ruse më herët synuan qëllimisht një urë të përdorur nga civilët për evakuim, sipas raporteve të medieve. Të paktën 3 persona u vranë, duke përfshirë 2 fëmijë.
Më 5 mars, tre vullnetarë u qëlluan dhe u vranë nga pushtuesit rusë në këtë zonë.
The Irpin Bridge shelling incident pic.twitter.com/UbJ6oUnZm1
— Illia Ponomarenko ???????? (@IAPonomarenko) March 6, 2022
