Ekskluzive/ Profesor Alesandro Pascolini: Tre skenaret kur mund të ketë luftë bërthamore. Do të shkaktonte qindra milionë viktima

Sa është real rreziku i një lufte bërthamore në fokusin e zhvillimeve të fundit në fronti Ukrainë-Rusi?

Gazetarja e RTV Ora dhe Ora News në Romë, Alba Kepi ka folur me Profesor Alessandro Pascolini në një intervistë ekskluzive transmetuar sot në mbrëmje në RTV Ora.

Dy fjalë: Kush është Profesor Alessandro Pascolini? Ai është docent i fizikës teorike e shkencës për paqen në Unversitetin e Padovës, studiues i fizikës nukleare, kontrollit të armatimeve e përhapjes shkencore, zëvendës President i  International School On Disarmament And Research on Conflicts, autor i dhjetra botimeve shkencore mbi fizikën nukleare, i shumë studimeve e materialeve audiovizive, ekspozitave e dokumentareve.

Alba Kepi, RTV Ora: Profesor, po e nis me një pyetje të drejtëpërdrejt, nga e cila ndoshta kemi frikë të gjithë. Sa është real rreziku i një lufte bërthamore në fokusin e zhvillimeve të fundit në fronti Ukrainë-Rusi?

Profesor Alessandro Pascolini: Ekzistojnë rreziqe të ndryshme mbi impenjimin e armëve bërthamore në situatën aktuale mes Rusisë e Ukranës. E para mund të jetë një skenar nuklear i limituar i Rusisë ndaj Ukrainës, në mënyrë që të mos përfshijë drejtpërdrejtë vendet e NATO-s, por të jetë vetëm një sinjal shprehje fuqie ndaj qeverisë e rezistencës aktuale ukrainase. E ky është një skenar ndër më të konsiderueshmit.
Rreziku i dytë më i lartë por që mendoj se është akoma mjaft i ulët për t'u peshuar, është një luftë nukleare mes Rusisë e vendeve të NATO-s. E kjo mund të ndodh nëse do të ketë si shkak ndonjë aksident të rëndë që do prekë forcat e armatosura të NATO-s, e që aktualisht është mjaft e kujdeshme mos të jetë e përfshirë në konflikt direkt me Rusinë.

E sinjali i tretë është ai i përgjegjësisë nga ana e SHBA, e cila ka anuluar eksperimentet për hedhjen e raketave të programuara më parë.

SHBA i ka anuluar për të mos rënduar tensionin me Rusinë. 

Mendoj se rreziku për një luftë nukleare mes Rusisë e SHBA, pra vendeve të NATO-s, është ekstremisht i ulët për momentin. E këtë përjashtim nuk e bëj vetëm unë por dhe Observatorët më të mirë ndërkombëtar. 

Por mendoj se është i mundshëm një ndërhyrje e tipit bërthamor, dhe e limituar si sinjal për të detyruar dorëzimin e Ukrainës, ai ndaj stacioneve bërthamorë të këtij vendi. Ukraina ka 15 të tillë, të pozicionuar në katër site e një sulm ndaj tyre mund të detyrojë Ukrainën të dorëzohet.

Alba Kepi, RTV Ora: Profesor sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 13 mijë armatime bërthamore në botë në zotërim të disa shteteve. Cili prej tyre ka aresnalin më të fuqishëm e më modern, pavarësisht sasisë? A ekzistojnë potenciale nukleare të ruajtura nga sekreti ushtarak?

Profesor Alessandro Pascolini: Mendoj se situata e forcave bërthamore të SHBA e Rusisë është e ngjashme dhe e krahasueshme, pasi kanë mbi 5000 armatime të tilla secila. Rusia ka 6200, SHBA 5500 e janë rinovuar mjaft gjatë ditëve të fundit. Përveç armëve bërthamore ato kanë dhe transportues bërthamorë, si raketa e avionë që janë përshtatur me teknologjinë më të fundit të avancuar.
Këto dy vende së bashku kanë në dispozicion rreth 90 % të armëve bërthamore të botës. Më pas vjen Kina me 350 të tilla. Franca me 290, Britania e Madhe 225, Pakistan 160, India 150, Izraele 90. Korea e Veriut 40-50.
Të gjitha armët bërthamore janë të ruajtura nga sekreti i lartë ushtarak.
Disa shifra mbi ekzistencën e tyre janë të deklaruar zyrtarisht  nga vende si Franca, SHBA, Britania e Madhe. E të dhënat e tjera janë hartuar nga studime të pavaruara analistësh që bazohen në funksionimin e reaktorëve nuklearë, në aktivitetin e uranit ejt. Janë të dhëna të stimueshme realizuar nga puna shumëvjecare e kërkuesve shkencorë që ndjekin zhvillimet në këtë fushë.

Alba Kepi, RTV Ora: Profesor prej vitit 2010 e ende në fuqi deri më 2026, dy superfuqitë, SHBA e Rusia kanë nënshkruar traktatin Neës Start, Neë Strategic Arms Reduction Treaty, për diarmatimin nuklear me një limit armësh të lejuara aktive. Praktikisht a respektohet ky traktat e teorikisht a po diktohen rregullat e tij?

Profesor Alessandro Pascolini: Po ky Traktat respektohet. Kryhen kontrolle reciproke specifike me anë të  instrumenteve kombëtare, me anë të satelitëve,  të shkëmbimit të informacionit. Ekziston një komision i veçantë për këto kontrolle e është në interes të vendeve që ta respektojnë atë. Ky traktat nuk përfshinë të gjitha forcat bërthamore por një pjesë të tyre që njihen si armatime strategjike. Janë përjashtuar nga ky traktat rreth 500 armë bërthamore amerikane e rreth 2000 armë bërthamore ruse, pra ky traktat mbulon veç një pjesë të tyre por jo të gjitha forcat bërthamore në zotërim të shteteve nënshkruesse.

Zhgënjimi më i madh që perceptojmë aktualisht është se beteja e flamujve të paqes, e të drejtave e lirisë personale, sovranitetit e demokracisë, shfaqen sot kaq të dobëta e pothuajse pakuptim përballë një këcënëimi të tillë siç është rreziku bërthamor.

Alba Kepi, RTV Ora: Çfarë nuk ka funksionuar tek politika e diplomacia e shteteve për t'u përballuar sot me armën më të fuqishme letale për humanizmin? I referohem dhe deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm rus Lavrov që kërcënon pikërisht me arsenalin bërthamor.

Profesor Alessandro Pascolini: Mendoj se diplomacia u gjet e papërgatitur nga iniciativa ruse. Takimet që janë zhvilluar mes autoriteteve perëndimor e rusëve e që kanë vazhduar me muaj, sipas meje nuk arritën të kuptonin cilat ishin planet e objektivat ruse. Është diskutuar mbi çështje shumë të përgjithshme pa u njohur me objektivat e Putin e pa adaptuar një politikë diplomatike me përgjigje konkrete ndaj qëllimeve të Rusisë. E rëndësishme është që në këtë moment të gjendet një rrugëdalje për Putin, i cili ka hyrë në një situatë të vështirë në këndvështrimin negociues. Atë që dimë është se Presidenti francez Macron që ka dhe presidencën e rradhës në Bashkimin Europian vazhdon të bisedojë me Putin çdo ditë. E për momenti këtë shoh si kanal të mundshëç, negociues për zgjidhjen e situatës. Është mjaft e rëndësishme të ruhet një kanal i hapur dialogu për të biseduar e për të gjetur zgjidhje me numër sa më të ulët viktimash e shkatërrimi.


Alba Kepi, RTV Ora:  Janë ende të forta në memorien njerëzore imazhet shkatërruese në Çernobil e ato pak vite më parë në aksidentin e Fukushimas? Çfarë gabuam e nuk mësuam nga këto dy fatkeqësi?

Profesor Alessandro Pascolini: Ka një dallim me sot, me rrezikun e luftës bërthamore. Në Çernobil e në Fukushima gjithçka ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor me dëme ambientale. Ndryshe nga këto aksidente, lufta bërthamore ka pasoja të frikshme.

Studimet e kryera në këtë fushë me hipotezën e një lufte bërthamore të limituar siç është analizuar mes Pakistan e India, studiuesit kanë parashikuar do të shkakonte me qindra milionë viktima, një shkatërrim në një afat kohor mjaft të gjatë të mjaft zonave territoriale me shtrirje të gjerë, një ulje të temperaturës në të gjithë botën me reduktimim e prodhimit të produkteve ushqimore pra, e me pasoja kriza ushqimore që mund të zgjasin mbi 10 vite.

Alba Kepi, RTV Ora: I referohem veçanërisht territorit që kemi më pranë gjeografikisht Italia. Mesdheu e Ballkani, ku janë pozicionuar dhe mjaft baza të NATO-s ruajtëse të arsenalit bërthamorë. Sa të ekspozuar jemi përballë këtij risku?

Profesor Alessandro Pascolini: Si SHBA, Rusia, NATO e kanë të qartë se cilat janë pasojat e një lufte bërthmaore që janë të papranueshme, është një luftë që nuk ka fitues e është absurde. Budallëku human nuk ka limit, por mendoj se ka një racionalitet në marrjen e vendimeve e nuk mund të ketë një luftë bërthamore ndaj një shteti të vetëm, pra përjashtoj këtë rrezik të afërt me ne.

Nuk mund të ketë një luftë bërthamore ruse kundër Italisë.

Shenjat e para të nisjes së një lufte bërthamore janë kur kundështarët përpiqen të eleminojnë armët e njëri-tjetrit. E shumica e armëve bërthamore ndodhen në Rusi e ShBA e në nëndetëset e tyre anekënd botës.

Pra nëse ndodh, këto janë objektivat e parë, por që e shoh mjaft të limituar këtë skenar siç thashë dhe më sipër. Siç thoshte dhe Ajnshtajn më 1950, "ndaj një lufte bërthamore nuk ka mbrojtje. E kotë të organizosh një plan mbrojtje, ndërhyrje e asistence, rekuperime në rast të një lufte bërthamore, është e paimagjinueshme e pa sens. Problemi sot është lufta në Ukrainë, rreziku ndaj stacioneve bërthamore në këtë vend e gjetja e zgjidhjes.

Alba Kepi, RTV Ora: Shfaqet absurde por është e vërteta e orëve të fundit nga tregu imobiliar italian ku regjistrohet një rritje e numri të blerësve të bunkerëve anti anatomikë. Si e komentoni?

Profesor Alessandro Pascolini: Ndaj një lufte bërthamore nuk ka mbrojtje e ndoshta është më mirë të vdesësh menjëherë se sa të mbrohesh në një bunker e kur të dalësh  pas një muaji o një muaji e gjysëm të jetë e shkatërruar gjithçka. 

Alba Kepi, RTV Ora: Ju mësoni shkencën e paqes në Universitetin e Padovës, e teorinë e fizikës nukleare. Në këto ditë që orë pas orë bëhen më preokupuese si e nisni leksioni  përballë studentëve tuaj?

Profesor Alessandro Pascolini: I mësoj normalitetin, të jetojmë siç kemi bërë deri sot. Kemi jetuar dhe më parë situata të rënda siç qe dhe lufta në Jugosllavi. Të  vazhdojmë të bëjmë atë që jemi mësuar të kryejmë çdo ditë e të ndihmojmë me aq sa mundemi. I mësoj të mbajmë hapur dialogun shkencor me studiuesit rus siç kemi bërë dhe më parë. E dialogu është rrugëdalja e çdo rreziku.

---------------------------------------

Kjo është një intervistë ekskluzive që RTV Ora e Ora News gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar oranews.tv dhe detyrimisht shoqëruar me linkun e artikullit original.