Berisha: Qeveria i dha Xhaçkës hektarë të tërë në Himarë për hotelet luksoze të bashkëshortit
Teksa partitë politike vazhdojnë fushatën elektorale deri në zgjedhjet e 6 marsit, Sali Berisha u ndal këtë mbrëmje 3 mars në Lushnje. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë kandidatin e "Shtëpisë së Lirisë" Elton Bano dhe tha se me votën e tyre mund t'i hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme për të larguar qeverisë e Edi Ramës. Ai e akuzoi qeverisë se i ka dhënë ministres Xhaçka tokë në Himarë që të ndërtojë hotele bashkëshorti i saj.
Berisha: Më 6 mars me votën tuaj keni një shan historik për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme për Shqipërinë. Nuk mundet që Parlamenti i patronazhistëve, nuk mundet që Parlamenti i bandave, nuk mundet që Parlamenti i abuzimit dhe vjedhjeve të mëdha të vazhdojë më tutje në Tiranë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë misioni juaj, janë misioni i të gjithë atyre që votojnë më 6 mars. Unë dua t'iu informoj ju të dashur qytetarë dhe qytetare të Lushnjes për bëmën e fundit të kësaj qeverie. Vendosi t'i japë ministres Xhaçka hektarë të tërë në Gjilekë të Himarës për hotelet luksoze të bashkëshortit të saj. Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës. Fitore Elton Bano!
