Nga Belgjika në Shqipëri me 14 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht marokeni

Nga Belgjika në Shqipëri me 14 mijë euro të padeklaruara,

Një shtetas maroken është proceduar penalisht nga policia e Rinasit pasi nuk ka deklaruar 13915 euro në kufi.

"Bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. B., 47 vjeç, lindur në Marok dhe banues në Belgjikë.Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13915 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar" njofton policia.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi  M. B., 47 vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.