Muzeu i Parisit heq Putinin, do zëvendësohet me statujën e Zelenskit

Muzeu Grevin në Paris ku ndodhet koleksioni i statujave prej dylli të shumë liderëve botërore ka vendosur të heqë statujën e presidentit rus.

“Ne  kurrë nuk kemi përfaqësuar diktatorë si Hitleri nëMuzeun Grévin, nuk duam të përfaqësojmë as Putinin sot”, shpjegon Iv Delhomeu, drejtori i Muzeut.

Statuja prej dyllit është futur në një kuti, ndërsa vendi ku ishte vendosur tashmë është bosh

Një veprim i tillë u mor pas pushtimit rus të Ukrainës.

Drejtori i Muzeut thotë se stafi nuk donte ta shikonte statujën teksa punonte çdo ditë, ndërkohë që Muzeu kishte marrë edhe disa kërcënime me telefon.

Statuja e Putinit ndodhej krah statujës së presidentit Xho Bajden dhe mbretëreshës së Anglisë dhe vendin e lënë bosh mund ta zërë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Kjo është hera e parë që muzeu merr një vendim të tillë për të hequr statujën e një lideri botëror për shkak të një çështjeje të tillë dramatike, shkruan AFP.

Muzeu i Parisit heq Putinin, do zëvendësohet me statujën e