Mot i kthjellët por temperatura të ulëta, ja parashikimi për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 08:08
Shqipëria do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm duke sjellë në territor kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta.
Sipas MeteoAlb, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat herë pas here do të shtohen, ku do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat veriLindore dhe juglindore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

