A po e shesin shqiptarët moralin për para? Qytetarët: Ka dalë hapur…e solli koha. Nga ekonomia patjetër
Çfarë vlere ka sot morali? A po e shesin shqiptarët moralin për lekë?
Kjo ishte tema e sotme rubrikës Vox Pop me Enkin në "Ditë e Re" në Rtv Ora, ky qytetarët ndanë opinione të ndryshme.
"Jo nuk ka fare, po e shesin komplet."
"Si nuk kanë. Është një përqindje e vogël, shqiptari nuk duhet të shesë dinjitetin për para me i fal dhe botën".
"Nuk ka shqiptar pa moral. Unë jam Enverist, nuk e shes moralin".
"Ka plot që e shesin".
"Kanë moral, e shesin nga e keqja. Unë nuk e shes, edhe nëse nuk do kisha bukë me hëngër do lypja."
"Kanë, jo të gjithë por kanë. Disa e shesin, unë jo. Nuk e shes kurrë."
"Varet, nuk mund të flas në përgjithësi. Morali është personal. E shesin moralin për para, e solli koha. Atëherë ka qenë e padukshme, tani ka dalë hapur. Nga ekonomia patjetër."
"Kanë moral si nuk kanë, e shesin për para."
