Gruri i fundit nga Rusia, anija ruse zbarkon 3030 ton në portin e Durrësit

3030 ton grurë mbërritën në portin e Durrësit të dielën si ngarkesa e fundit nga Rusia në mes të sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Me flamurin rus që tregon vendin e origjinës, anija “Slavianka” ishte nisur 13 ditë më parë për të ardhur në vendin tonë.

Anija solli ngarkesën e fundit, pasi tanimë kanalet tregtare të Rusisë dhe Ukrainës janë bllokuar.

Të gjitha portet ruse dhe ukrainase në Detin e Zi vijojnë të jenë të mbyllura, dhe sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” kërkesa e tregtarëve për të blerë grurin rus ka qenë thuajse zero pas datës 24 shkurt, kur edhe presidenti Vladimir Putin dha urdhërin për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainën fqinje.

Gruri i fundit nga Rusia, anija ruse zbarkon 3030 ton në portin e

Importi i drithërave nga këto dy shteteve drejt Shqipërisë zë 50 për qind të totalit.

Disa ditë më parë importuesit e mëdhenj deklaruan për Ora News se vendi ynë ka rezerva të mjaftueshme gruri për tre muaj, ndërsa nisur nga sanksionet e ashpra ndaj Rusisë çmimi i grurit në bursa u rrit dje me 6.4%.

Madje tashmë ka nisur puna për të kërkuar rrugë alternative të furnizimit.

Gruri i fundit nga Rusia, anija ruse zbarkon 3030 ton në portin e