"Nën rrënoja ka copëza të jetës" pamjet e trishta nga Kievi (Foto)

Kievi edhe sot u zgjua "i zymtë" ashtu si dy ditët e para. Sulmi në një apartament duket si një skenë filmi.

Është mrekulli që nuk ka raportime për vdekje, shkruan BBC.

"Nuk është mrekulli," thotë një vendas i quajtur Yuri.

"Shumica e njerëzve ishin strehuar ose janë larguar tashmë."

Nën rrënoja ka fragmente të jetës normale, një libër, një fotografi e një fëmije, një tastierë.

Një familje me fëmijë të vegjël kalon me nxitim duke luftuar me çantat dhe një karrocë fëmijësh, pastaj futet në një furgon për të ikur. Në këtë kryeqytet evropian, ekziston një ndjenjë e vërtetë se askush nuk është më i sigurt.

Më shumë se 115,000 persona kanë kaluar tani kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha një ministër polak.

Vetëm në katër orët e fundit, 15,000 persona hynë në vend, tha ministri i brendshëm Pawel Szefernaker në një konferencë shtypi.

  •    
    "Nën rrënoja ka copëza të jetës" pamjet e
     
  •    
     
  •    
    "Nën rrënoja ka copëza të jetës" pamjet e