Reagon Ronaldo: Lutemi për paqe, kemi nevojë për botë më të mirë për fëmijët tanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 16:13
Një konflikt i tillë në Ukrainë ka prekur zemrat dhe jetët e të gjithëve. Edhe Cristiano Ronaldo, një nga sportistët me më shumë influencë ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për konfliktin që po shkakton qindra të vdekur mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në një postim në Instagram, ku është njeriu më i ndjekur në botë me 400 mln persona, sulmuesi portugez bën thirrje për paqe madje të bëhen gjëra edhe më të mira në këtë botë.

“Kemi nevojë të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë. Lutem për paqe në botë tonë”, ishte statusi i lojtarit të Man. United.
Ky është reagimi i parë i tij për konfliktin e egër që po ndodhë në Ukrainë pas invazionit rus ku Kievi është nën shtetrrethim./Ora News/.
