Balla: Votëbesimi më 6 mars, mbështetje për të vijuar punë të rëndësishme në Lushnje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, nga Lushnja u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë kandidaten e PS për kryetare bashkie, në mënyrë që kjo e fundit të ketë mundësi të vijojë punët e planifikuara për t’u bërë në Lushnje.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke thënë se dihen arsyet se pse është shkarkuar.
Taulant Balla: Ne duam që Eriselda të marrë votëbesimin e popullit për një detyrë që ia ngarkuam 30 javë më parë për të drejtuar Bashkinë e Lushnjes. Nuk po hy në arsyet që çuan kryeministrin të shkarkoi kryetarin e Bashkisë Lushnje, besoj se ato dihen por po hyjë në arsyet dhe domosdoshmërinë që në 6 mars ne këtu t’I japim një votë mbështetëse një vajze që është nga zona juaj që të ketë mundësi të vijoj disa punë të rëndësishme që ne kemi në këtë bashki.

