Fitore drithëruese, Egnatia mposht Kastriotin në duelin e mbijetesës

Në Rrogozhinë, Egnatia po bëhet një ekip i pathyeshëm. Pasi mundi Skënderbeun pak ditë më parë, skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi edhe ndaj Kastriotit, një tjetër rival për mbijetesën në Superiore.

Nëse pjesa e parë ishte e qetë dhe shumë e ekuilibruar mes skuadrave, fraksioni i dytë ishte krejtësisht ndryshe me gola dhe emocione por edhe tension.

Në 56’ ndryshon krejtësisht rrjedha e sfidës pasi Krasniqi shënon nga pika e bardhë pasi një ndërhyrje e Hussein ndaj Duranksit u akordua si e gabuar.

Sfida bëhet e hapur dhe Egnatia ka raste të tjera për shënim por në 72’ një tjetër penallti kësaj radhe për Kastriotin vendos barazpeshën teksa Kaina e realizon në mënyrë perfekte.

Minutat e ardhshme janë shumë emocionuese dhe në 89’, shumë pranë fundit Ademi me kokë shënon duke vendosur dhe takimin.

Minutat shtesë janë më shumë tension e përplasje sesa lojë, teksa Magani del me të kuq për vendasit por gjithsesi sfida mbyllet 2-1 dhe Egnatia që kalon edhe Dinamon në renditje duke bërë një hap drejt mbijtesës./Ora News/.