Zelensky u la vetëm përballë Rusisë, Islami: Perëndimi s'e ka interes vital, nuk lë kokën për Ukrainën
Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami bie dakord me deklaratat e presidentit të Ukrainës Zelensky, i cili tha se Perëndimi e ka lënë të vetëm atë dhe popullin e tij përballë Rusisë.
I ftuar në Rtv Ora me gazetaren Betin Njuma, ai nuk i sheh efikase as sanksionet ekonomike ndaj Moskës, duke risjellë në vëmendje se ato të mëparshmet e bënë vendin numër një për prodhimin bujqësor.
Islami: Në betejën e një grupimi perëndimor si NATO, BE, SHBA, Britani e Madhe që marrin sanksione ndaj një sistemi që është autoritar e ka populli. Putin thotë: Nuk do të shikoni Eurosong, punë e madhe. Ata presin që meqë qeflinjtë e këngëve në Shqipëri apo në Amerikë nuk do tu shfaqej festivali europian do të ngriheshin dhe bëheshin demonstrata të mëdha. Ai i kap dhe i arreston dhe mbaron historia. Zelensky e tha na latë vetëm. Atë e lanë vetëm dhe kjo betejë është e mbyllur. Raporti i forcave ushtarake, mjete, njerëz është 50 me 1 në Ukrainë. Nuk e di si do të ndodhë. Po i çojnë armë, pajisje, po i bëjnë këtë të këngëve, valleve e dollive por këto nuk e trembin, nuk e kthejnë dhe nuk e dobësojnë Putinin. Ka 8 vjet që i kanë vendosur sanksione për Majdanin dhe ai ka dalë numër një për prodhimin e bujqësisë në botë. Perëndimi nuk e quajnë interes vital Ukrainën dhe nuk lënë kokën për Ukrainën, ky është thelbi.
E ndërsa po diskutohet përjashtimi i Rusisë nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave Sëift, Islami tregon arsyet se pse disa prej shteteve kryesore hezitojnë.
Islami: Ka dy tre probleme, e para është energjia. Ky ju thotë ju doni të më bëni këtë, unë nuk ju sjell më energji. Gjermania një pjesë të madhe të energjisë, gazit dhe naftës e merr nga Rusia, po kështu dhe Franca. Amerika ka një borxh me trilionë, borxhi është në dollarë dhe dollarin e kanë blerë kinezët. Në momentin që ai thotë u heq monedhën dhe e shes monedhën, SHBA nuk ka më kush t'ua blejë borxhin. Në betejën e sanksioneve mes një grupimi demokratik dhe një sikstemi autoritar gjithmonë fiton autoritari. I kanë bërë sanksione Rusisë gjatë gjithë kësaj kohe dhe është bërë numri një për grurin. Ata mund të rrisin jo vetëm ernergjinë por edhe grurin kudo në botë dhe të rritet buka.

