Klubi i detyrohet 1 miliardë Euro, e pamundur që Abramovich të largohet nga Chelsea

Dy ditët e fundit, Roman Abramovich është vënë në shënjestër nga autoritetet britanike të cilët kanë marrë udhëzime që manjatit rus t’i bëhet ferr hyrja në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke qenë se është një nga 35 oligarkët e përfshirë në listën e zezë si mundësuesit e pushtetit të Putin, Abramovich do të përballet me një jetë të vështirë pasi në Britani duan ta largojnë sa më parë mundësisht edhe nga Chelsea.

Por sipas mediave të huaja nuk do të jetë dhe aq e lehtë për vetë faktin se pronari rus ka investuar një mal me para në klubin e Londrës dhe duket e pamundur që dikush ta blejë.

Arsyeja është e thjeshtë, Roman Abramovich ka huazuar shumë para për Chelsean, pra sa herë që klubi kishte nevojë ai ka zbrazur xhepat dhe i ka hedhur teksa kjo shumë është afro 1 miliardë Euro.

Nëse dikush që do të blinte Chelsean, duhej të paguante vlerën që ka klubin, po themi 1.2 miliardë euro plus 1 miliardë Eurot që vetë Chelsea i ka pronarit të tij.

Praktikisht e pamundur për ta “hequr qafe” nga “Blutë e Londrës” pasi Abramovich e ka përdorur në mënyrën më të mirë klubin e futbollit për të pastruar emrin e tij./Ora News/.