Zyrtare, UEFA i heq Rusisë finalen e Championsit. Do të luhet në Paris
Pritej vetëm zyrtarizimi dhe ka ardhur. UEFA e mbledhur urgjentisht pas pushtimit rus në Ukrainë, ka vendosur atë që kërkonin të gjithë.
Finalja e Champions League, nuk do të luhet në St. Petersburg, në "Gazprom Arena" dhe ky vendim është direkt për shkak të konfliktit të nisur nga Rusia.
Askush nuk mund ta mendonte se mund te luhet në territorin rus kur ky vend ka sulmuar fqinjët ushtarakisht dhe Uefa sot e bëri fakt të kryer.
Jo vetëm kaq por UEFA ka vendosur që edhe ndeshja playoff e Botërorit, Rusi-Poloni e gjithashtu finalja e playoffit e mundshme, nese Rusia do të fitonte takimin e parë, të mos luhen në Moskë. Kjo vlen edhe për ndeshjet e Ukrainës për shkak të pasigurisë në këtë vend.
Një ndëshkim i merituar ky për Rusinë, duhet ta themi pas atij invazioni ndaj Ukrainës, pasi bota nuk ka nevojë për konflikt të tillë.
Është viti i tretë radhazi që finalja e Championsit ndryshon, ku dy vite më parë lëvizi për shkak të pandemisë, e kësaj radhe nga lufta.
