Shorti i 1/8 të Europa League. Barça e ka të lehtë. Atalanta përballë Leverkusen
Është hedhur në Nyon, shorti i fazës së 1/8 të Europa League.
Tashmë ekipet e kualifikuara nga faza playoff do të luajnë me ekipet që u kualifikuan si të parat në fazën e grupeve të Europa League dhe përballjet e zjarrta nuk mungojnë.
Barcelona si favorite kryesore për ta fituar trofeun u shortua me Galatasarayn teksa të vështirë e ka Atalanta që do të luajë me Bayer Leverkusen.
Sfidat e tjera janë gjithashtu spektakolare teksa Porto do të luajë me Lyonin ndërsa Sevilla me West Ham.
Më poshtë edhe shorti i plotë i 1/8 të Europa League:
Rangers-Crvena Zvezda
Braga-Monaco
Porto-Lyon
Atalanta-Leverkusen
Barcelona-Galatasaray
Sevilla-West Ham
Leipzig-Spartak Moscow
Betis-Frankfurt.
Ndeshjet e para do të luhen më 10 Mars dhe të kthimit një javë më pas./Ora News/.
