Djokoviç eliminim i dhimbshëm në Dubai. Numri 1 në botë do të jetë një rus!

Duke nisur nga e Hëna që vjen, Novak Djokoviç nuk do të jetë më numri 1 në botë në tenis. Në turneun e Dubait, tenisti serb pësoi një humbje surprizë në çerekfinale përballë numrit 123 në botë, Jiri Vesely i cili triumfoi në një ndeshje epike për të në dy sete, 6-4, 6-7.

Një humbje e tillë, tregon dhe formën jo shumë të mirë të Djokoviç i cili përveç kësaj nuk do të jetë më as numri 1 në botë nga e Hëna sepse do ta marrë atë pozicion një tenist rus.

Bëhet fjalë për Daniil Medvedev, aktualisht numri 2 në botë dhe që po luan në turneun e Acapulcos dhe për shkak të pikëve të marra deri tani, duke nisur nga java tjetër ai do të jetë tenisti numër 1 në botë./Ora News/.