Uefa dënon Rusinë/ Finalja e Champions League nuk luhet në St. Petërsburg

Është mëse e logjikshme të mos luhet futboll në një vend që krijon një situate të tillë duke sulmuar një tjetër vend. UEFA praktikisht ka vendosur për të hequr finalen e një eventi të madh si Champions League për t’u zhvilluar në St. Petersburg, qytetin rus pas precipitimit të ngjarjeve deri në sulmin e sotëm.

UEFA kishte vendosur të ishte e kujdesshme deri sot por duke parë sulmin ndaj Ukrainës, qeveria e futbollit të kontinentit ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme ku do të heqë qytetin rus, St. Petersburg si pritës për finalen e Champions League.

Jo vetëm kaq por edhe zhvillimi i ndeshjes playoff për Botërorin e Katarit, Rusi-Poloni mund të zhvendoset diku tjetër por kujdes. Nuk përjashtohet ideja që Federata Ruse të ndëshkohet edhe më shumë nga UEFA./Ora News/.