Detaje të reja për vdekjen e Emiliano Sala. Ish futbollisti u "helmua" para rrëzimit
Emiliano Sala nuk arriti të plotësonte ëndrrën për të luajtur në Premier League.
Ish-lojtari i Nantes po fluturonte për në Cardiff më 21 janar 2019, pasi kishtë nënshkruar kontratën e tij të re për transferimin te klubi uellsian për 15 mln Paund. Por ai fluturim i kushtoi jetën pasi avioni në të cilin po udhëtonte, pësoi aksident ku mbeti i vdekur Sala dhe piloti i avionit.
Trupi i pilotit David Ibbotson kurrë nuk u gjet teksa hetimet për vdekjen e ish sulmuesit vijuan dhe së fundmi janë zbuluar detaje të reja, shokuese duhet thënë.
Mësohet se para vdekjes së tij, sulmuesi ishte ekspozuar ndaj dozave të mëdha të monoksidit të karbonit, që konfirmon se ai ka qenë “thellësisht i pavetëdijshëm” në momentin e përplasjes së avionit në det.
Mjekët arritën të merrnin dy doza me gjak për analiza toksikologjike por njéra u dëmtua dhe rezultatet e provës që u realizua shin të qarta, niveli i gazit në gjak, ose monoksid karboni sic njihet ndryshe ishte 58%, një rast i qartë i “helmimit të rëndë”.
Ky helmim mund të jetë shkaktuar nga sistemi i shkarkimit të gazrave të avionit. Kjo do të thotë se Sala ishte totalisht i pavetëdijshëm gjatë përplasjes pasi helmini me monoksid karboni mund t'i ketë marrë jetën përpara impaktit të fuqishëm në det. Gjithsesi hetimet vijojnë ende dhe pritet të dalin në një përfundim./Ora News/.